Ligji i ri për Gardën e Republikës/ Rama dhe Ruçi nën mbrojtje edhe 4 vite pas mandatit, Meta deri në 2027, për Bashën vendos qeveria

Publikuar tek: politike, më 20:54 05-12-2020 Ligji i ri për Gardën e Republikës/ Rama dhe Ruçi nën mbrojtje edhe 4 vite pas mandatit, Meta deri në 2027, për Bashën vendos qeveria Ilustruese

Projektligji i ri për Gardën e Republikës i hartuar nga Ministria e Brendshme ka zgjatur periudhën kohore për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore nga Garda.

Presidenti Ilir Meta do të jetë nën mbrojtjen e Gardës deri në vitin 2027, pra për 5 vite pas përfundimit të mandatit në 2022, ndryshe nga sa ishte e parashikuar në ligjin e mëparshëm, ku presidentit i ofrohej 3 vite mbrojtje pasi linte detyrën.

Ndërkohë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të mbrohen nga Garda e Republikës edhe 4 vite pasi lënë detyrën, ndërsa për sa i përket kryetarit të opozitës, është në dorën e qeverisë nëse atij do t’i ofrohet mbrojtje ose jo.

Ligji i ri, ruajtja e personaliteteve

Garda ruan dhe mbron:

a) Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre;

b) Presidentin e zgjedhur që nga momenti i betimit para Kuvendit,

c) Zëvendëskryetarin e Kuvendit, Zëvendëskryeministrin, Ministrin përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, Ministrin përgjegjës për punët e jashtme;

d) Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë

e) Personalitete të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

f) Personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në pikën 1, germat “a” dhe “c”, të këtij neni, që vijnë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë;

g) Personalitetet e huaja në vlerësim dhe kërkesë të Protokollit të Shtetit gjatë kohës së qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2.  Garda ruan dhe mbron

a)  Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë dhe akomodohen Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, si dhe banesat ku ata banojnë apo akomodohen;

b) Objektet ku zhvillohen seancat plenare të Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;

c) Godinën e Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;

d) Objektet ku akomodohen dhe zhvillojnë veprimtarinë personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet e vendit të përcaktuara në pikën 1, gërmën “a”, të këtij neni, kur vijnë në vendin tonë;

e) Objekte të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ruajta e personaliteteve pas lënies së detyrës

1. Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

1. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

2. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

3. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ligji në fuqi, ruajtja e personaliteteve

Neni 4

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan dhe mbron:

a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre;

b) personalitetet e huaja, të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në shkronjën "a", që vijnë në vendin tonë, si dhe personalitete të tjera të huaja, për të cilët Ministri i Brendshëm e vlerëson të nevojshme ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre;

c) personalitetet shtetërore vendase, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

ç) rezidencat presidenciale, selinë dhe zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, selinë e Këshillit të Ministrave dhe mjediset ku vendosen personalitetet e huaja, të përcaktuara në shkronjën "b" të këtij neni;

d) banesat e personaliteteve të larta shtetërore dhe seli të tjera shtetërore, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri ruhen dhe mbrohen edhe 3 vjet pas lirimit të tyre nga funksioni.

2. Personalitetet e tjera shtetërore vendase, të cilat ruhen dhe mbrohen pas lirimit nga funksioni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, por, në çdo rast, jo më shumë se 3 vjet pas lirimit nga funksioni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Hoqëm vizat, tani do e fusim vendin në BE’, Lulzim Basha tregon kush dhe çfarë i kërcënon zgjedhjet e 25 prillit
‘Nuk kemi arritur ta kthejmë komunikimin’, Haradinaj: Rama e vuri Kosovën në vështirësi të madhe... »
Article Logic
Execution time: 0.014020919799805
array(1) { ["section"]=> string(137) "ligji-i-ri-per-garden-e-republikes-rama-dhe-ruci-nen-mbrojtje-edhe-4-vite-pas-mandatit-meta-deri-ne-2027-per-bashen-vendos-qeveria-230307" }