Ligji i ri për Koncesionet dhe PPP-të, cilat janë ndryshimet që pritet të bëhen nga 1 korriku (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 22-01-2019 Ligji i ri për Koncesionet dhe PPP-të, cilat janë ndryshimet që pritet të bëhen nga 1 korriku (DOKUMENTI)

Ish-ministri Arben Ahmetaj, aktualisht Kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka publikuar ndryshimet që do të bëhen me ligjin e ri për Koncesionet dhe për Partneritetet Publike Private.

Ahmetaj bën me dije se ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve.

Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

Gjithashtu do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe do të forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP dhe gjatë zbatimit të kontratave.

Postimi i plotë i Ahmetajt në Facebook:

Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.

Nga 1 korriku 2019:

1. Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

2. Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar

3. Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.

FHGF.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HISTORIA që preku mbarë rrjetin/ ‘Të thashë Gertë, Aldo ia doli’, babai i lumtur për të birin pas operacionit që zgjati 7 orë, mesazh ministres
'BusLijnen' kap 520 kilogram marijuanë dhe 18 kilogram kokainë, shkatërrohet banda italo-shqiptare, si kryhej trafiku ndërkombëtar i DROGËS »
Article Logic
Execution time: 0.013827085494995
array(1) { ["section"]=> string(109) "ligji-i-ri-per-koncesionet-dhe-ppp-te-cilat-jane-ndryshimet-qe-pritet-te-behen-nga-1-korriku-dokumenti-149853" }