Kreu i LIBRA-s Ben Blushi votoi ditën e djeshme kundër shtyrjes me një javë të afatit të aplikimeve për komisionin ad-hoc e sakaq sot reagon përmes një statusi në rrjetin social ku shkruan se ligji i vetingut është miratuar me 84 vota dhe se dje ai ndryshoi duke i dhënë Kuvendit një kopetencë që nuk e ka me 81 vota.
STATUSI I PLOTË I BEN BLUSHIT:
“81 VOTA KUNDËR 84 VOTA
Ligji i Vetingut është miratuar me 84 vota. Dje ai ndryshoi duke i dhënë Kuvendit një kopetencë që nuk e ka me 81 vota. Parlamenti vendosi të ndryshojë afatet e paraqitjes së kandidatëve si dhe te shtojë kandidatë të tjerë, të cilët ishin skualifikuar. Kjo ndodhi në Cadrën e Padrejtësisë së Partive të Vjetra.”