Ligji i Vettingut, reagon Ervin Salianji: Do goditet çdo profesionist që ka qëndruar i pastër

Publikuar tek: politike, më 23:40 27-02-2018 Ligji i Vettingut, reagon Ervin Salianji: Do goditet çdo profesionist që ka qëndruar i pastër

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar për ligjin e vettingut, ku sipas tij amendamentet që opozita propozoi nuk janë marrë parasysh.

Sipas Salianjit, do të goditet çdo profesionist që deri sot ka qëndruar i pastër.

“Ligji do ndërrojë duart në klanet mafioze që kontrollojne politikisht policinë e shtetit. Bandat dhe krimi duhet ti njohin autoritetin padronëve të rinj në ministri”- shkruan deputeti i PD.

Reagimi i plotë:

Në seancë ligji i “vetingut” në polici nuk kaloi dje për shkak mazhoranca nuk i kishte numrat për ta votuar, pavarësisht se ligji u kërkua me proçedurë të përshpejtuar!

Tek ky projekligj nuk u mor parasysh asnjë nga amendamentet që opozita propozoi në komisionet parlamentare duke zbuluar qellimet e qeverise, qe e propozon këtë projektligj, së pari për arsye propogandistike, për të bërë sikur po ndryshon gjendjen qe e krijoi po vetë.

Së dyti, nëpërmjet këtij vetingu në këtë fomë qeveria dhe strukturat e saj do te formalizojnë brenda sistemit cdo individ me rekorde kriminale që ka hyre ne polici si propozim i bandave dhe do të goditet cdo profesionist që deri sot ka qëndruar i pastër dhe i papërfshirë në veprimtari kriminale.

Së treti ligji do ndërrojë duart në klanet mafioze që kontrollojne politikisht policinë e shtetit. Bandat dhe krimi duhet ti njohin autoritetin padronëve të rinj në ministri!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012738943099976
array(1) { ["section"]=> string(98) "ligji-i-vettingut-reagon-ervin-salianji-do-goditet-cdo-profesionist-qe-ka-qendruar-i-paster-111697" }