Ligji kundër abortit në SHBA, Trump mbështet fushatën ‘pro jetës’

Publikuar tek: bota, më 19:22 19-05-2019 Ligji kundër abortit në SHBA, Trump mbështet fushatën ‘pro jetës’ Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, ka dhënë sinjale ndaj ligjit kundër abortimit në Alabama se ky i fundit po shkon shumë larg. Megjithatë Trump thekson se është 'fuqishëm pro-jetës'

Presidenti Trump është duke u distancuar me kujdes nga një ligj i ri i në shtetin e  Alabamas që ndalon abortin në pothuajse të gjitha rrethanat, madje edhe në rastet e përdhunimit dhe incestit, duke theksuar kredencialet e tij ‘pro-jetës’, ndërkohë që bie dakord me republikanë të tjerë që gjithashtu pretendojnë se ky ligj shkon shumë larg, transmeton newsbomb.al.

Me anë të një statusi në twitter gjatë së shtunës, Trump shmangi çdo gjykim të drejtpërdrejtë ndaj ligjit në Alabama ose në shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët që kanë nxitur të zbatojnë rregulla të reja kundër abortit, të dizajnuara për të fituar sfidat e gjykatave dhe përfundimisht të shkojnë në Gjykatën e Lartë.

Trump me anë të disa postimeve në twitter komentoi se amerikanët duhet të qëndrojnë të bashkuar që të fitojnë betejën për jetën, transmeton newsbomb.al.

‘Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të fitojmë për jetën në vitin 2020’.

 ‘Nëse jemi të marrë dhe nuk qëndrojmë të bashkuar, të gjitha fitoret tona të vështira të fituara për Jetën, do të zhduken me shpejtësi!’, shkruan presidenti Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027930021286011
array(1) { ["section"]=> string(69) "ligji-kunder-abortit-ne-shba-trump-mbeshtet-fushaten-pro-jetes-164896" }