Ligji kundër pastrimit të parave, PD i përgjigjet Ballës: Taulant Yaris të sqarojë përfshirjen në 3.5 milionë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 22:53 16-06-2019 Ligji kundër pastrimit të parave, PD i përgjigjet Ballës: Taulant Yaris të sqarojë përfshirjen në 3.5 milionë euro Sekretari i Pergjitshem i Partise Demokratike, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj postimit të Taulant Ballës i cili tha se Parlamenti do të miratojë nesër paketën ligjore për të luftuar pastrimin e parave të pista.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi thekson se është revoltues fakti që Balla iu flet shqiptarëve për luftën kundër pastrimit të parave të pista.

Postimi i plotë:

‘Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista.Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane.Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris.

Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës.

Taulant Yaris/Bego, që pavaresisht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit.

Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve’- shprehet Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024065971374512
array(1) { ["section"]=> string(119) "ligji-kunder-pastrimit-te-parave-pd-i-pergjigjet-balles-taulant-yaris-te-sqaroje-perfshirjen-ne-3-5-milione-euro-168482" }