Ligji në Danimarkë, refugjatëve do u konfiskohen sendet me vlerë

Publikuar tek: bota, më 22:59 12-01-2016 Ligji në Danimarkë, refugjatëve do u konfiskohen sendet me vlerë

Qeveria e djathtë në Danimarkë njoftoi sot një marrëveshje të arritur me partinë kryesore opozitare, e cila ka shumicën në Parlament të një projektligji mjaft të diskutueshëm për konfiskimin e sendeve me vlerë monetare të migrantëve për të financuar qëndrimin e tyre.

Venstre, partia liberale e kryeministrit Lars Løkke Rasmussen, dhe partnerët e saj të djathtë, Partia Popullore daneze (DF), Aleanca liberale dhe Partia Popullore konservatore ranë dakort me social-demokratët mbi përmbajtjen e këtij teksti që pritet të shqyrtohet nga dita e nesërme në Parlament.

Mjaft i komentuar nga të huajt, ky projektligj ka ngjallur hezitim në radhët e shumicës. Ministrja e Imigracionit dhe e Integrimit, Inger Støjberg i është dashur ta rishikojë dy herë radhazi që prej shpalljes të projektit më 10 dhjetor, transmeton Ata.

Masa të drejtësisë sociale për disa, taksa mbi skamjen për disa të tjerë, teksti i jep të drejtë policëve të marrin të mirat materiale që mbajnë azilkërkuesit me vete, me synim për të mbuluar nevojat e tyre në ushqime dhe në akomodim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038064956665039
array(1) { ["section"]=> string(69) "ligji-ne-danimarke-refugjateve-do-u-konfiskohen-sendet-me-vlere-29838" }