Ligji për fiskalizimin, Drejtoresha e Tatimeve: Kemi evidentuar 1487 shkelje nga bizneset

Publikuar tek: aktualitet, më 18:06 20-08-2019 Ligji për fiskalizimin, Drejtoresha e Tatimeve: Kemi evidentuar 1487 shkelje nga bizneset Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se nga plani operacional në terren, nga 3440 inspektime, janë evidentuar 1487 shkelje në biznese, të cilët kanë marrë gjoba apo janë pezulluar.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Ibrahimaj theksoi se efekti i fushatës së qeverisë për formalizimin, ka bërë që numri i bizneseve të regjistruara të rritet.

Ibrahimaj tha se Ligji për fiskalizimin do të bëjë që faturat të jenë elektronike. Sipas saj faturat elektronike po implementohen në të gjithë europën dhe se administrata tatimore ndërkohë po trajnohet për fushatën e fiskalizimit, pasi kjo e fundit ndihmon në hapjen e tregut.

‘Plani operacional nuk ndalon vetëm këtu. Ne po monitorojmë subjektet e ndërtimit, karburantet, ku kemi evidentuar një sërë shkeljesh, që po inspektohen. Synimi është që plani operacional të jetë i shpërndarë gjatë gjithë vitit. Duket sikur jemi vetëm te turizmi, por është vetëm sezoni që e bën të ndihet në këtë moment si një plan i drejtuar vetëm te ky sektor. Drejtoritë e Kontrollit në të gjitha drejtoritë rajonale janë përqendruar te kontrolli i karburanteve dhe kjo do vazhdojë deri në fund të vitit. Deri në mes të shtatorit do jetë i përqendruar te turizmi dhe më pas do vijojë aty ku ka më shumë informalitet. Karburantet dhe ndërtimi, disa janë biznese VIP-a, disa janë të mëdhenj, dhe aty janë humbjet më të mëdha’, tha drejtoresha e Tatimeve.

delina.jpg

Delina Ibrahimaj 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072309970855713
array(1) { ["section"]=> string(94) "ligji-per-fiskalizimin-drejtoresha-e-tatimeve-kemi-evidentuar-1487-shkelje-nga-bizneset-175882" }