Ligji për koncesionet përplas kreun e grupit të PS me Ahmetajn, Balla sfidon dhe Ramën: Këtu vendosim ne... (Zbardhet sherri që kaloi në heshtje)

Publikuar tek: politike, më 17:25 19-05-2019 Ligji për koncesionet përplas kreun e grupit të PS me Ahmetajn, Balla sfidon dhe Ramën: Këtu vendosim ne... (Zbardhet sherri që kaloi në heshtje)

Të mërkurën e datës 8 maj, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj kërkoi futjen në kalendarin e Parlamentit të një akti normativ dhe për ndryshimet në ligjin e partneritetit publik privat.

Por për ligjin e PPP-ve, Ahmetaj hasi në rezistencën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke bërë që të dy të përfshihen në replika madje të thumbojnë njëri-tjetrin.

Kjo pasi ka qenë Balla ai që ka kërkuar shtyrjen e ndryshimeve në ligjin e PPP-ve që parashikon eleminimin e ofertave nga koncesionarët që janë të pakërkuara nga qeveria.

"Kryetar, besoj se këtë radhë do të fusim ligjin për ndryshimet në koncesionet e partneritetit publik privat. Ramë dakord edhe me Kryeministrin. Ndërkohë, në dijeninë time ka ardhur një PPP specifike për të kaluar në parlament dhe ne nuk kemi pse ta mbajmë...".

Ish-ministri vijon të kërkojë shkakun për pengesën që po has:

"Kjo është çështje e kaluar. Po e them meqenëse nuk e kemi futur, sepse e kemi mbaruar para dy muajve si procedurë në komision".

Përgjigja i vjen nga Balla, i cili “sfidon” edhe autoritetin e kryeministrit Edi Rama.

Gramoz Ruçi: "Kush ka kërkuar të shtyhet?"

Taulant Balla: "Unë kam kërkuar të shtyhet. Kryeministri të japë porosi, nëse do, në qeveri. Këtu në parlament vendosim ne, kështu që ..."

Këtu nis debati mes Ballës dhe Ahmetajt (E PLOTË):

Arben Ahmetaj - Çfarë problemi ka kjo, jam kurioz të di.

Taulant Balla - Nuk është kjo, por nuk mund të vish këtu e të thuash “kam folur me Kryeministrin”.

Arben Ahmetaj - Ishte në mbledhje atë ditë.

Taulant Balla - Kryeministri jep porosi në qeveri, në Kuvend, unë, si sekretar grupi, kam kërkuar të shtyhet.

Arben Ahmetaj - Taulant, nuk mund të thuash “nuk dua unë”, sepse e kam dëgjuar disa herë këtë gjë. Kjo është çështje shumë e rëndësishme, pjesë e reformave...

Taulant Balla - Dakord.

Arben Ahmetaj - Të lutem, të mbaroj unë! Kur thua “Nuk dua unë” duket sikur ti je pronar i grupit. Nuk silleni dot kështu. Ka ndonjë arsye që nuk do ti? Kryeministri e tha në grup, kur e ngrita unë. Ka ndonjë arsye specifike? Unë ndoshta nuk dua të fus PPP-në, që është 200 e ca milionë euro investim.

Taulant Balla - Do ta diskutoj dhe do të kthej përgjigje.

Arben Ahmetaj - Mos u sill sikur je pronar i grupit! Mos më kthe përgjigje mua!

Gramoz Ruçi - Ju lutem!

Arben Ahmetaj - Gramoz, të lutem, sepse e ka bërë disa herë! Ka ndonjë arsye specifike kjo që nuk futet në program? Kjo mbyll ofertat e pakërkuara një herë e mirë. Ka ndonjë arsye?

Gramoz Ruçi - Arsyeja është kjo: është tërhequr.

Arben Ahmetaj - Jo, nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi - Mos e merr kështu. Ti je pjesëtar i grupit. Kërkesa ka qenë në emër të grupit. Merruni vesh në emër të grupi, zgjidhni problemet e grupit dhe më pas...

Arben Ahmetaj - Jemi marrë.

Taulant Balla - Jo, nuk jemi marrë.

Gramoz Ruçi - Ju lutem! Kryetari i grupit është këtu. E ka kërkuar ky të tërhiqet dhe duhet ta kërkojë ky që të futet. Kaq e thjeshtë është.

Arben Ahmteaj - Gramoz, dakord, por nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi - Të lutem, fol me etikë! E dyta, ti nuk përfaqëson në emër të grupit. Përfaqëson ...

Arben Ahmetaj - Jo, nuk dua ta përfaqësoj grupin.

Gramoz Ruçi - Ti ke punë vetëm me problemet e komisionit. Të lutem!

Arben Ahmetaj - Kjo është çështje e komisionit, Gramoz!

Gramoz Ruçi - Është çështje e komisionit, por kjo nuk është mbledhje e komisionit. Komisioni ka mbaruar punë, e ka depozituar në seancë, ka qenë në rendin e ditës. Grupi parlamentar ka kërkuar heqjen e tij. Grupi parlamentar të kërkojë futjen e tij. Kaq.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028979778289795
array(1) { ["section"]=> string(145) "ligji-per-koncesionet-perplas-kreun-e-grupit-te-ps-me-ahmetajn-balla-sfidon-dhe-ramen-ketu-vendosim-ne-zbardhet-sherri-qe-kaloi-ne-heshtje-164883" }