Ligji për lutjen, protesta të fuqishme shpërthejnë në Pakistan

Publikuar tek: bota, më 23:20 25-11-2017 Ligji për lutjen, protesta të fuqishme shpërthejnë në Pakistan

Pakistani është mbërthyer nga portesta të fuqishme që kanë nisur fillimisht në kryeqytet Islamabad dhe po fillojnë të shëprndahen në të gjithë qytetet e tjera.

Policia e Pakistanit, e përforcuar me njësite elitare të armatës, ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa të ujit për t’i shpërndarë demonstruesit. Arsye për protestën është ndryshimi i ligjit dhe lutja të cilën çdo politikan i përzgjedhur do të duhet ta japë, e cila është e papranueshme për partitë islamike në Pakistan.

Në Islamabad përleshja ka ndodhur në rrugën Fajzabad e cila gjatë dy javëve të fundit ishte bllokuar nga ana e demonstruesve lidhur me lëvizjen myslimane Tehrik dhe Labaik Ja Rasul Allah.

Demonstruesit refuzuan të tërhiqen nga rruga pas disa vendimeve të marra gjyqësore se protesta e tyre është e paligjshme, raporton Portalb.mk. Disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat, ndërsa shumica e udhëheqësve të organizatës janë akuzuar për organizimin e trazirave dhe sulmeve ndaj policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna kundër grave, presidenti francez, Macron njofton rritjen e masave
Zbulohet thesari i carit rus, pasuria përrallore që po kërkohet në lindje të Moskës »
Article Logic
Execution time: 0.011965990066528
array(1) { ["section"]=> string(68) "ligji-per-lutjen-protesta-te-fuqishme-shperthejne-ne-pakistan-100758" }