Ligji për Metrologjinë, ‘përplasen’ në komision Dervishaj dhe Denaj: Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit (ARGUMENTAT)

Publikuar tek: politike, më 13:46 02-12-2020 Ligji për Metrologjinë, ‘përplasen’ në komision Dervishaj dhe Denaj: Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit (ARGUMENTAT)

Në komisionin për Veprimtarin Prodhuese ditën e sotme është diskutuar për kthimin e ligjit për metrologjinë. Ligj ky që u kthen në Kuvend pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta.

Në komision ka pasur debate mes Këshilltarit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bledar Dervishaj dhe ministres së Financave Anila Denaj.

Gjatë fjalës së tij në komision Dervishaj, tha se ligji nuk bën rregullimin e sistemit të të njësisë matëse, por privatizon shërbimet publike pa kriter.

Ndër të tjera ai është shprehur se kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interes të privatit dhe sjell dëmtime në buxhetin e shtetit.

Denaj është shprehur se ligj është i mbështetur në rregullat evropiane.

Sakaq, komisioni ka vendosur që ta shtyjë dekretin e presidentit Meta për metrologjinë pasi është kërkuar më tepër kohë për bisedim.

Bledar Dervishaj: Ky ligj i lë hapësirë subjektivizmit në rastin e tarifave. Shteti me këtë ligj heq dorë me vetëdije nga mekanizmët ligjor. Ligji nuk bën rregullimin e sistemit të njësisë matesë, por privatizimin e shërbimeve publike pa kriter. Verifikimi i instrumentave matëse të hidrokarbureve është dhënë me koncesion.

Kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interes të privatit në këtë rast. Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit. Kuvendi duhet t’i jap përgjigje pyetjeve të presidentit. Edhe elementi i matjes është abuziv në këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskulivitetin e subjektit privat. Ligji nuk kujdeset për subjektin por për koncesionarët kontratat koncesionare ligjërohen përmes këtij logjika një zhballancim total të kontrollit.

Ky ligj bie ndesh me kushtetutën, shkakton, diskriminimin e subjekteve para ligjit. Subjekti i autorizuar nuk kalon dot asnjë kontroll të plotë. Dëmi që shkakton ky ligj është shumë i madh. Kontrolli i gazit të lëngshëm dhe karburantit nga privati sjell dëm kolosal dhe synon të ligjëroj një skemë për qëllime klienteliste. Ky ligj shtron praktika korruptive dhe mbron subjektet private. Presidenti vendosi kthimin e këtij ligji duke u bazuar në këto shkelje.

Anila Denaj: Ligji i ri për metrologjinë nuk ka nisur sot. Ky ligj i mbështetur në rregullat evropiane përshtatet veprimtarisë së metrologjisë. Kemi pasur në bazë direktivat evropiane. Ka në fokus vendosjen në konsideratë të faktorëve aktual real. Drejtoria e Metrologjisë ka në funksion një pjesë të kontrollit  të tregut. Regjimi automatik i matjes së vëllimit është ai që diskutojmë sot. Nuk po diskutojmë vëllimit fiskal.

Ky ligj i rëndësishëm për tu vlerësuar. Presidenti ka bërë akuzë të rëndë ky ligj ka sjellë përmirësimi nuk kemi krijuar situata preferenciale dhe nuk kemi shmangur konkurimin ligji siguron standarde të larta të kontrollimit. Kemi bërë hap cilësor me këtë ligj. Ligji nuk shmang rolin dhe kompetencën e drejtorisë së përgjithshme të metrologjisë dëm do të kryej kontrollin e çdo ankes, ligji pjesë e një direktive evropiane ligji sjell përmirësime dhe jo përkeqësime. Sa për saktësinë e matjes e kemi pasur në fokus të punës sonë. Veprimtaria sot realizohet me kosto të caktuar dhe në rastin e koncesionarit është ministri i financave dhe ekonomisë që vendose rëndësishme është që frekuenca e monitorimeve të mos lidhen me kosto shtesë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen emrat që PD ka propozuar për drejtues në 12 qarqet e vendit, rikthehen deputetë para 2013
Veliaj bashkëbisedim online me të rinjtë për buxhetin 2021: “Në një vit po ndërtohen më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet” »
Article Logic
Execution time: 0.010900020599365
array(1) { ["section"]=> string(126) "ligji-per-metrologjine-perplasen-ne-komision-dervishaj-dhe-denaj-ky-ligj-sjell-ndikime-ne-buxhetin-e-shtetit-argumentat-229906" }