Ligji për mjedisin, Franca ndalon duhanin në plazhe dhe parqe

Publikuar tek: bota, më 14:58 20-08-2019 Ligji për mjedisin, Franca ndalon duhanin në plazhe dhe parqe Foto ilustruese

Nënkryetarja e bashkisë së Parisit, Penelope Komitas, e cila është përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta, ka njoftuar se është ndaluar pirja e duhanit në hapësira publike.

 

Urdhri i ndëshkimit është nënshkruar nga nënkryetarja e bashkisë dhe parashikon ndalimin e pirjes së duhanit në 52 parqe në Paris dhe në rreth 60 plazhe të Francës.

Sipas saj, duke filluar nga shtatori, personat të cilët do të konsumojnë cigare në një nga 52 parqet e përcaktuara sipas urdhrit të ndalimit, do të gjobiten me 38 euro, transmeton newsbomb.al.

‘Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator’, ka thënë për gazetarët Penelope Komitas.

Në vitin 2012, Nica ishte qyteti i parë që vendosi ndalimin e duhanit në plazhe. Që atëherë, shumë bashki në Francë e kanë miratuar etiketën ‘plazh pa duhan’, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025366067886353
array(1) { ["section"]=> string(67) "ligji-per-mjedisin-franca-ndalon-duhanin-ne-plazhe-dhe-parqe-175874" }