Ligji për pronat, Balla ‘rrëzon’ dekretin e Metës: E ka certifikuar Venecia

Publikuar tek: politike, më 20:56 06-04-2020 Ligji për pronat, Balla ‘rrëzon’ dekretin e Metës: E ka certifikuar Venecia Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca qeverisëse do të rrëzojë dekretin e Presidentit lidhur me rishikimin e ligjit të pronave.

Balla duke folur për ‘Ilva Now’ në Euronews, deklaroi se ligji është miratuar pas konsultimeve me Komisionit e Venecias dhe nuk do të merren parasysh pretendimet e Presidentit se cenohen dispozitat Kushtetuese.

“Ligji është konsultuar me Komisionin e Venecias, për këtë arsye argumentet e Metës bien ndesh me Komisionin e Venecias në këtë rast. Përfshirja e Venecias ka ardhur nga një komunikimin i vazhdueshëm që kemi pasur me Komisionin Evropian. Ligji do të mbetet ashtu siç ka kaluar në seancën e fillim marsit”, deklaroi z. Balla.

Në dekretin e tij, Presidenti Ilir Meta vërente se, ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë”, duhen rishikuar pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues si dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit të PS bëri me dije se Kuvendi pritet të mblidhet në seancë parlamentare javën e ardhshme, ku ndër të tjera do të kalojnë për miratim Aktet Normative të qeverisë që janë miratuar nga situata e pandemisë së COVID-19 si dhe disa marrëveshje për rindërtimin. Ndërkohë sa i takon masave që qeveria ka marrë, z. Balla e konsideroi paketën e ndihmës si përpjekje përtej mundësive.

“Ky shtet po paguan më shumë se ç'ka këllqet e veta dhe sot jemi në ditët kur kemi filluar pagesat e luftës. Jemi i vetmi vend që po paguajmë përveç njërit prej familjarëve të regjistruar të biznesit familjar. Po paguajmë edhe burri edhe gruan. Janë 35 mijë biznese të vogla që janë regjistruar”, deklaroi më tej z. Balla.

Për masat kufizuese të qeverisë, ai tha se “mund të kishim pasur më shumë të infektuar nëse do të kishim vonuar masat qoftë me 24 orë”. Kurse për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të kthehen në një kohë kur kufijtë janë mbyllur, tha se do të aplikohet karantinim i detyruar për dy javë në hotele pranë pikave kufitare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011025905609131
array(1) { ["section"]=> string(78) "ligji-per-pronat-balla-rrezon-dekretin-e-metes-e-ka-certifikuar-venecia-201638" }