Ligji për shembjen e teatrit, Vlahutin thirrje shtetit: Dëgjoni qytetarët

Publikuar tek: barometri, më 07:37 08-07-2018 Ligji për shembjen e teatrit, Vlahutin thirrje shtetit: Dëgjoni qytetarët

Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka folur për debatin e teatrit, dhe ligjin e sapo miratuar për shembjen e tij.

 

Vlahutin ndodhet në Fier, dhe prej aty u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të shtetit që të dëgjojnë zërin e qytetarëve për të marrë vendimin e duhur.

Sakaq, theksoi se ka marrë letra dhe ankesa nga qytetarët në lidhje me këtë çështje.

“Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët.

Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”- u shpreh Vlahutin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031213045120239
array(1) { ["section"]=> string(78) "ligji-per-shembjen-e-teatrit-vlahutin-thirrje-shtetit-degjoni-qytetaret-127152" }