Ligji për simbolet kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Meta: Përshëndes miratimin e ligjit, hap i rëndësishëm në respektimin e të drejtave të pakicave

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 28-12-2019 Ligji për simbolet kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Meta: Përshëndes miratimin e ligjit, hap i rëndësishëm në respektimin e të drejtave të pakicave Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Malit të Zi ligjit të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare në publik.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta ka përgëzuar miratimin e ligjit nga Kuvendi i Malit të Zi.

Ndër të tjera presidenti Meta theksoi se miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave. Meta përgëzoi jo vetëm partitë politike shqiptare por të gjithë institucionet në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji.

Postimi i plotë:

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmet e opozitës ndaj SPAK, Balla: Qesharake, përzgjedhja e prokurorëve të SPAK përmes procesit të Vettingut
Menduat se shqiptarët mikpritën të pastrehët e Tërmetit? Jo, për 1 muaj qeveria ka paguar 1 miliardë e 320 milionë lekë hotele (JA LISTA E PËRFITUESVE) »
Article Logic
Execution time: 0.010921001434326
array(1) { ["section"]=> string(153) "ligji-per-simbolet-kombetare-shqiptare-ne-malin-e-zi-meta-pershendes-miratimin-e-ligjit-hap-i-rendesishem-ne-respektimin-e-te-drejtave-te-pakicave-190611" }