Policia ka sqaruar arrestimin e ish-drejtorit të Tatimeve në Tiranë, ku sipas njoftimit të policsë, Muça është arrestuar gabimisht pasi emri i tij nuk ishte hequr nga sistemi i personave në kërkim.
"Nga ana e Seksionit të kërkimit është bër heqja nga kërkimi i shtetasit Ismail Muça, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 456 Akti, i ka dhënë pafajsinë këtij shtetasi. Nga ana jonë është lënë i lirë", sqaron policia.
Ish-drejtori i Tatimeve, Ismail Muça do të rikthehet sërish në burg. Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për ish- drejtorin Muça, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Vendimi i gjykatës vjen pas vendimit të dhënë më datë 5 maj, ku gjykata shpalli të pafajshëm Muçën, i cili akuzohej si i përfshirë në një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-së.
Prokuroria kishte kërkuar për Muçën dënimin me 14 vite burg burg për veprat penale "të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim", si dhe " falsifikim të dokumnteve" dhe "pastrim të produkteve të veprës penale".
Ndërsa shtatë persona të tjerë bashkëpunëtorë në këtë skemë mashtruese janë shapallur fajtor nga gjykata.