Lil Wayne shokon fansat me këtë tweet që njofton largimin nga muzika

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:11 04-09-2016 Lil Wayne shokon fansat me këtë tweet që njofton largimin nga muzika

Reperi i njohur amerikan Lil Wayne, ka deklaruar se heq dorë nga muzika njëherë e përgjithmonë. Por, brenda pak orëve u pendua.

Mëngjesin e së shtunës, reperi postoi në Twitter: “Jam i pambrojtur dhe mendërisht i mundur dhe po largohem me hijeshi dhe mirënjohje. I dua fansat e mi por unë heq dorë”.

Scrlilwaynenene_1.jpg

Nuk dihet se çfarë e çoi reperin në një vendim të tillë, por mesa duket brenda pak orësh ai u pendua për deklaratën e bërë.

“Unë nuk po kërkoj simpati, vetëm qetësi. Jam mirë njerëz, mos u alarmoni”- shkroi më vonë Lil Wayne në rrjetin social.

Prej 2 vitesh tashmë, reperi ka probleme serioze me Birdman dhe shtëpinë e tij diskografike “Young Money Entertainment”.

Kështu, sipas TMZ, ai po parashikon pensionin e tij në mënyrë që të anulojë marrëveshjen midis tyre.

Në janar të vitit të kaluar, Lil Wayne ngriti padi kundër Birdman pasi ky i fundit i detyrohet rreth 10 mijë dollarë. Konflikti midis tyre akoma nuk është zgjidhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025238037109375
array(1) { ["section"]=> string(74) "lil-wayne-shokon-fansat-me-kete-tweet-qe-njofton-largimin-nga-muzika-51874" }