Vetëm 15 sekonta pas hyrjes së 2017-s ka ardhur në jetë foshnja e parë shiptare. Ishte Entela Shehu 39-vjeçe e cila i dha jetë vogëlushit të quajtur Sotir.
Mjekët e “Maternitetit të Ri” thanë për Newsbomb.al se djali peshonte 3 kile e 750 gram dhe erdhi në jetë në orën 00:00:15.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do t’i bëjë një vizitë gjatë ditës së nesërmen qytetarit më të ri të vitit 2017-të.
Për familjen Shehu viti i ri solli gëzim të dyfishtë ardhjen në jetë të djalit të tyre./Newsbomb.al/