Lind fëmija i parë në botë me tre prindër biologjikë

Publikuar tek: bota, më 17:38 27-09-2016 Lind fëmija i parë në botë me tre prindër biologjikë Foto ilustruese

NewScientist

Fëmija i parë i lindur nga teknika revolucionare që përfshin ADN-në e tre prindërve, është djalë!

Teknika tepër e diskutueshme, e cila lejon prindërit me mutacione të rralla gjenetike që të kenë foshnja të shëndetshme është miratuar ligjërisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Por lindja e fëmijës, prindërit e të cilit janë jordanez, është trajtuar nga një ekip mjekësh amerikanë në një klinikë në Meksikë, zbulon “NewScientist”.

Nëna e djalit mbart gjene me sindromin Leigh, një çrregullim i rëndë që ndikon në zhvillimin e sistemit nervor. Këto gjene ndodhen në mitokondri të cilat i ofrojnë energji qelizave dhe kalojnë vetëm 37 gjene nga nëna te fëmija, raporton Newsbomb.al.

asdw3tggggsdfhot_1.jpg

Për të shmangur sëmundjen mitokondriale është përdorur teknika e quajtur "tre-prindër". Ka disa metoda për ta realizuar këtë teknikë.

Metoda e aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar quhet transferim pronuclear dhe përfshin fekondimin e vezës së nënës dhe vezës së donators me spermën e babait. Përpara se veza e fekonduar nis të ndahet në fazat e hershme të embrionit, çdo bërthamë ndahet. Në këtë moment bërthama e donatores nga veza e fekonduar hiqet dhe zëvendësohet nga ajo e vezës së fekonduar të nënës.

Por kjo teknikë nuk ishte e përshtatshme për çiftin - duke qënë myslimanë, ata ishin kundër shkatërrimit të dy embrionëve. Kështu që u ndërmorr një teknikë tjetër e quajtur transferimi i shtyllës së bërthamës. Doktorët hoqën bërthamën nga një prej vezëve të nënës dhe e vendosën atë në vezën e dhurueses, pasi i hoqën bërthamën e vetë.

Veza e përfituar me ADN bërthamore nga nëna dhe ADN mitokondriale nga donatorja u fekondua më pas me spermën e babait. (Newsbomb.al)

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01331090927124
array(1) { ["section"]=> string(58) "lind-femija-i-pare-ne-bote-me-tre-prinder-biologjike-54302" }