Lind fëmija mbretëror, princ William dhe dukesha Cate Middletone bëhen me vajzë

Publikuar tek: bota, më 12:00 02-05-2015 Lind fëmija mbretëror, princ William dhe dukesha Cate Middletone bëhen me vajzë Dukesha Kate Middletone dhe Princi William me fëmijën, princ Georgen

Sapo ka lindur fëmija mbretëror, një vajzë. Ajo është e shëndetshme dhe peshon 3.7 kilogramë. Sot në mëngjes është shtruar në spital dukesha Cate Middletone, në pritje të fëmijës së saj të dytë. Vetëm pas dy orë e gjysmë, vajza ka ardhur në jetë. Emri i saj do të komunikohet nga familja mbretërore në ditët në vijim.

Princi William ka asistuar në lindjen e vajzës. Në pritje të fëmijës mbretëror ka qenë e gjithë bota por njëkohësisht edhe fansat që presnin jashtë spitalit për lajmin e bukur. Princi William dhe Kate nuk e dinin gjininë e fëmijës, duke e lënë surprizë dhe sot e kanë mësuar se janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

Dukesha u shtrua në spital në fazën e dhimbjeve të lehta, në po të njëjtin ku lindi fëmijën e parë në 2013 në perëndim të Londrës Lindo Wing St Mary's Hospital.

Ajo u dërgua me makinë në spital dhe informacionet e para janë se procesi i lindjes ishte krejt normal. Dukesha po ndiqet nga mjekët e saj Guy Thorpe-Beeston dhe Alan Farthing.

Vajza do të jetë pretendente e fronit mbretëror pas gjyshit princit Charles, babait princit William dhe vëllait princit George.

katemiddletonefansa

Fansat, duke pritur jashtë spitalit për lajmin e bukur

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026632785797119
array(1) { ["section"]=> string(84) "lind-femija-mbreteror-princ-william-dhe-dukesha-cate-middletone-behen-me-vajze-10202" }