Linda Halimi do të publikojë versionin anglisht të këngës “Botë” më 12 mars, pak përpara se të zhvillohet mbledhja e delegacioneve të Eurovision në Kjev.
Versioni me të cilën Linda do të prezantojë Shqipërinë do të jetë në anglisht. Videoklipi i këngës “World” dhe versioni i final i saj kanë përfunduar dhe tashmë pritet publikimi pas dy ditësh.
Deri më tani në rrjetet sociale dhe faqet që komentojnë Eurovisionin, kënga e Shqipërisë është vlerësuar pozitivisht.