Kryeministri Edi Rama ndodhet Turqi ku është takuar mbrëmë me presidentin Rexhep Tayip Erdogan rreth orës 19:00 dhe kanë darkuar së bashku në ambientet e rezidencës presidenciale “Tarabya”.
Dy zyrtarët shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, përkatësisht nga Linda dhe Emineja të cilat kanë kaluar momente të këndshme në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Zonjat e politikanëve kanë thithur vëmendjen e gazetarëve e medieve turke të cilat kanë shkruar për takimin mes tyre por pa dhënë shumë detaje të cilat na kanë lënë t’i kuptojmë përmes këtyre fotove.
Linda dhe Emineja, janë veshur kaq ndryshe nga njëra-tjetra e përfaqësojnë kultura të ndryshme por kjo nuk i ka penguar të përshtaten e të jenë në harmoni së bashku.