Linda Rama vajzave gazetare: Jeni të ‘dënuara’ të bëni diferencën

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:11 19-12-2015
Linda Rama vajzave gazetare: Jeni të ‘dënuara... by newsbomb-al

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ka shtruar sot një darkë për vajzat gazetare të Shqipërisë me rastin e festave të fundvitit. Emra të njohura të gazetarisë shqiptare marrin pjesë në këtë darkë: Ilva Tare, Eni Vasili, Rudina Xhunga, Anila Basha, Alketa Vejsiu, Mira Kazhani, Beti Njuma, Mimoza Picari, Valbona Kurti, Monika Stafa, Iris Luarasi dhe Jonida Shehu. Për të pestin vit vajzat e gazetarise mblidhen nën organizimin e bashkëshortes së kryeministrit dhe në tryezë diskutohet për karrierën, martesat apo fëmijët. Ardhja në jetë e vajzës së Ilva Tares ka qenë një objekt diskutimi, apo edhe themelimi i Neësbomb.al si një moment i rëndësishëm në karrierën e Anila Bashës. Në mbrëmje nuk kanë munguar as surprizat, siç ishte kartolina e vajzës së Rudina Xhungës, Alanes për djalin e çiftit kryeministror, Zahon. Darkës i është bashkuar mashkulli i vetëm, kryeministri Edi Rama. Një byrek me monedhë brenda u është shpërndarë simbolikisht gazetareve dhe ‘shansi’ i ka rënë Rudina Xhungës. Sigurisht nuk mund të mungonte një batutë kryeministrit në këtë rast i cili është shprehur: “Po s’kishte asnjë dyshim që i bie gjithmonë Rudinës.” Zonja Rama ka mbajtur edhe një fjalim përpara të pranishmeve, duke i vlerësuar ato për rolin që luajnë në median shqiptare. “T’ju lutem të kuptoni peshën e rëndë të rolit tuaj që shkon përtej suksesit të ditës, në një mjedis ku jeni të dënuara të bëni diferencën gjithnjë e më shumë”, tha ndër të tjera bashkëshortja e kryeministrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089430809020996
array(1) { ["section"]=> string(68) "linda-rama-vajzave-gazetare-jeni-te-denuara-te-beni-diferencen-28106" }