Linda Rama vishet për herë të parë sipas traditës islame, edhe pse vështirë ta dallosh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:54 13-04-2015 Linda Rama vishet për herë të parë sipas traditës islame, edhe pse vështirë ta dallosh

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda ishin sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, të shoqëruar nga ministrat Tahiri, Bushati dhe Ahmetaj.

Çifti Rama kanë vizituar edhe një Xhami, ku siç e kërkon tradita e vendit, femrat duhet të hyjnë me “burka” veshje e zezë e cila mbulon gjithë trupin dhe flokët. E për herë të parë, të paktën publikisht, Linda Rama është veshur sipas traditës islame edhe pse kjo gjë vështirë të vihet re në fotografitë e publikuara nga vetë kryeministri në “Facebook”.

Në të treja fotografitë e Linda Ramës në Xhami, është vështirë ta dallosh atë. Në dy fotografitë e para, këndi është shumë i pjerrët dhe në një rast është fotografuar nga pas. E në fotografinë e tretë, ku kryeministri dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar të plotë, çuditërisht fokusi bie mbi një libër duke e bërë pjesën tjetër të fotografisë shumë të turbullt.

I vetmi element që shërben për ta identifikuar Linda Ramën në të treja fotografitë e veshur sipas traditës islame, është çanta e madhe ngjyrë kafe që e shoqëron, e cila duket qartë te fotografia e parë, pas zbritjes nga avioni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026880025863647
array(1) { ["section"]=> string(90) "linda-rama-vishet-per-here-te-pare-sipas-tradites-islame-edhe-pse-veshtire-ta-dallosh-8609" }