Lindsay Lohan i thurr lavde Erdoganit (Video)

Publikuar tek: bota, më 20:46 13-10-2016 Lindsay Lohan i thurr lavde Erdoganit (Video)

Aktorja amerikane Lindsay Lohan është shndërruar në një idhull për islamistët turq pas deklaratave të saj të fundit.

Aktorja hollivudiane ndodhet në Turqi ku ka vizituar një kamp me refugjatë sirianë, por kohët e fundit ajo është parë të shfaqet në televizionet turke duke përkrahur Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

“Bota nuk është vetëm pesë”, ka thënë Lohan duke përsëritur shprehjen e famshme të Erdoganit, që i referohet Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkaura, të cilët kanë marrë disa vendime të rëndësishme së fundmi për konfliktin në Siri.

Lindsay Lohan shkon më tej duke lavdëruar Edroganin për përballimin që i bëri Grushtit të Shtetit në korrik të këtij viti.

“Turqia është shumë e sigurt dhe një vend tepër i mirë për të jetuar”, apo “Ne e mallkojmë terrorizmin”, janë vetëm disa nga postimet e Lohan në rrjetet sociale.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02900505065918
array(1) { ["section"]=> string(49) "lindsay-lohan-i-thurr-lavde-erdoganit-video-56081" }