Linjat bombastike të Çiljetës dhe operacionet plastike? Fotografohet nga paparazi në pishinë dhe befason gjithë rrjetin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:44 01-06-2017 Linjat bombastike të Çiljetës dhe operacionet plastike? Fotografohet nga paparazi në pishinë dhe befason gjithë rrjetin

Çiljeta Xhilaga është një ndër këngëtaret më të komentuara për linajt e saj. "Nostalgji" hap arkivat  dhe publikon disa foto të këngëtares shqiptare në një pishinë në kryeqytet.

 Artikulli i G.SH:

Nxehet Çiljeta: Nuk i kam bërë vithet operacion plastik, Këngëtarja në pishina, me look ndryshe

Tani mund ta themi me plot gojë që e shohim më në formë se kurrë. E relaksuar totalisht nga i gjithë angazhimi që i ofroi fushata, e kompletuar me orët e gjumit dhe e rehatuar me organizimin e koncerteve të tjera, Çiljeta ka bërë ndryshimin që pritej. Nuk i ka më flokët e shkurtër me të cilët u shfaq në klipin më të fundit. Tashmë falë ‘extension-ve’ Çili ka ndryshuar imazh. Shfaqet me flokë të gjatë dhe me onde, po në ngjyrë të zezë. Paparaci ynë e ka kapur Çiljetën në një paradite të kësaj jave në pishina tek “Mai Tai”. Sigurisht, ditët e javës këngëtarja i frekuenton më tepër në mënyrë që të mos bezdiset nga sytë e shumtë të njerëzve që mund të gjenden përreth saj, por të shijojë paksa në ‘intimitet’ freskinë e ujit si dhe bisedat me miqtë apo me Romeon, i cili e shoqëron jo pak herë. Kështu, ajo ka qenë nën shoqërinë e një mikeshës së saj. Një Çiljetë fosforeshente, tërësisht rozë. Rroba banje rozë, vathë po në ngjyrë rozë, thonjtë të lyer në mënyrë të tillë si edhe syzet me konturë rozë.

Pesha
Kohët e fundit, edhe vetë ka pohuar që ‘mori pak kot’ në peshë me disa kilogramë më tepër, por ja që këto ditë Çiljeta ka pësuar një rënie dhe avash-avash po i rikthehet peshës së saj normale. I pëlqen të shkojë shpesh në plazh, por kohën nuk e ka gjithmonë në favor të saj, pasi të gjithë ditën e ka të mbushur me aktivitete. Deri në orët e vona të natës i duhet të qëndrojë zgjuar, e ftuar apo e thërritur në koncerte apo lokale të ndryshme për të performuar me repertorin e saj, dhe kjo e bën që paraditeve të flejë deri në mesditë, gjithmonë nëse nuk ka diçka të rëndësishme që këtë regjim t’ia thyejë. Pishinat janë ato që frekuenton më tepër, edhe pse edhe bregdeti e tërheq.

Irritimi
E duke mbetur tek pesha, Çiljeta është e irrituar nga disa zëra që po qarkullojnë së fundmi rreth saj, dhe kanë të bëjnë pikërisht me operacionin e aluduar që ajo mund t’i ketë bërë vitheve për shkak të shëndetit. Sipas Çiljetës, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. “Nuk kam bërë operacion plastik. E gjitha është pamja ime origjinale. Nuk ka pse të ketë dyshime për këtë. Mund të jem shëndoshur fare pak kilogramë, por operacion plastik vitheve nuk i kam bërë”, – rrëfen këngëtarja. Këto thashetheme për Çilin nisën të qarkullonin që në momentin e realizimit të klipit në bashkëpunim me Ingrid Gjonin, duke u përforcuar më pas, deri në ditët kur u shfaq për të fundit herë në publik, me klipin e saj të ri në bashkëpunim me Big Bastën.
Koncertet
Disave mund t’u pëlqejë, disave jo, por është shumë e vërtetë. Çiljeta është kthyer në një prej këngëtareve më të preferuara nga organizatorët e koncerteve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. U vu re nga të gjithë prania e saj në të gjitha daljet e Berishës në publik gjatë fushatës, duke e përfshirë Çilin në grupin e këngëtarëve më të mirë që ka sot për sot Shqipëria. Të shumta janë koncertet që do të zhvillohen këtë verë në qytetet në bregdet, ku vajza sensuale ka hedhur firmën e saj për të qenë e pranishme në bashkëpunime. Po kështu, mjaft organizime janë edhe jashtë Shqipërisë, duke bërë që Çiljeta të bëjë një jetë të ngjeshur mes Shqipërisë dhe Europës, si dhe kudo në vendet që ka emigrantë shqiptarë.

Romeo
Lidhja e tyre vijon po njësoj, me të njëjtin ritëm. Edhe pse është shumë e zënë, përsëri Çili e gjen kohën për Romeon e saj. Siç thotë dhe vetë ajo, në momentin e parë që lirohet nga punët, vrapon të takojë Romeon. Dalin bashkë, darkojnë bashkë, por edhe udhëtojnë shpesh. Për pushime këngëtarja ende s’ka ndonjë plan konkret, kjo për vetë faktin se gjatë gjithë kohës është e angazhuar me koncerte, por që në varësi të tyre, pse jo, përfiton pak orë për të marrë disa rreze.

hggjgjf.jpg

fffddf.jpg

fgffdss.jpg

ggsss.jpg

www.jpgui.jpg

 

qrtrt.jpgwwwqqq.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023144006729126
array(1) { ["section"]=> string(124) "linjat-bombastike-te-ciljetes-dhe-operacionet-plastike-fotografohet-nga-paparazi-ne-pishine-dhe-befason-gjithe-rrjetin-80848" }