Linjat e reja ndërqytetëse, ministria e Transportit jep 3 licencat e para pavarësisht kundërshtimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 09:32 22-08-2017 Linjat e reja ndërqytetëse, ministria e Transportit jep 3 licencat e para pavarësisht kundërshtimeve

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka dhënë tre licencat e para për linjat ndërqytetëse nga 91 që pritet të jepen në total për operimin në gjithë vendin.

Sipas njoftimeve të kësaj ministrie e para është dhënë licenca për linjën Sarandë-Himarë-Sarandë. Në këtë procedurë kanë paraqitur kërkesë dy subjekte TRANSBUS – SARANDA SH.P.K dhe  CITY HIMARA SH.P.K. Pas shqyrtimit të dokumentacionit fituese është shpallur e para dhe do të jetë e vetmja që do të ushtrojë aktivitet në linjën për të cilën është licencuar.

Kompania e dytë që ka marrë një licencë operimi për një linjë ndërqytetëse MARSONI AL TRANSPORT specifikisht për linjën Tiranë-Burrel-Tiranë. Komisioni vlerësues ka vendosur t’i japë të drejtën këtij subjekti duke qenë se kishte paraqitur dokumentacioni e nevojshëm përpos edhe faktit që ishte konkurrent i vetëm, pra nuk kishte asnjë kërkesë tjetër.

Linja e tretë për të cilën është dhënë miratimi i Komisioni i Vlerësimit është ajo e Fier-Roskovec-Fier. Edhe në këtë procedurë kanë paraqitur kërkesën dy kompani konkretisht ARJANI SH.P.K dhe TAHIRAJ SH.P.K ku fitues është shpallur i pari.

Pak kohë më parë Ministria e Transportit me një udhëzim specifik do të rikompozonte linjat ndërqytetëse duke nxjerrë një total prej 91 të tillash.

Kjo do të haste në kundërshtimin e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës e cila u shpreh se ka një dublim të linjave dhe se ministria duhet të rimendonte këtë procedurë.

Gjithsesi nga ana e Transporteve u vendos që të vijohej me procesin duke bërë me dije se për të gjithë operatorët e interesuar që të ushtronin aktivitet në një prej linjave të reja të nxjerra për garë afati i shprehjes së interesit ishte sata 4 gusht.

Në argumentet e saj ministria sqaroi se 91 linjat e reja nuk erdhën rastësisht.

“Pas një vlerësimi të hollësishëm të funksionimit të rrjetit në periudhën 6-mujore, u konstatua se për shkak të nevojës së qytetarëve për të udhëtuar në destinacione të ndryshme dhe si rezultat i faktit se shumë prej operatoreve, që operojnë në linja me destinacione të përcaktuara qartë në licencat përkatëse, në mjaft raste kanë shkelur kushtet e licencës duke ndaluar në stacione të pamiratuara edhe për shkak të mungesës së linjave, vendosi plotësimin e rrjetit dhe oraret përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe në MTI kanë ardhur mbi 150 kërkesa për shtim linjash, por janë aprovuar vetëm 90, që nuk kishin mbivendosje dhe ishin territore të pambuluara me shërbim” thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan monitor. 

Në ditët në vijim pritet që të dalin edhe emrat e kompanive të tjera që do të fitojnë të drejtën e transportit ndërqytetës sipas vlerësimit të komisionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019476890563965
array(1) { ["section"]=> string(105) "linjat-e-reja-nderqytetese-ministria-e-transportit-jep-3-licencat-e-para-pavaresisht-kundershtimeve-89798" }