Lionel Messi fitues për të 5-ën herë i “Topit të Artë”

Publikuar tek: sport, më 20:55 11-01-2016 Lionel Messi fitues për të 5-ën herë i “Topit të Artë”

Lionel Messi është shpallur për herë të 5-të fitues i “Topit të Artë”.  Messi ka mposhtur në këtë garë sulmuesin e ekipit të tij Neymar dhe portugezin Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka qenë gjatë gjithë vitit pretendenti kryesorë për t’u shpallur sërish fitues në vitin 2015. ai ka arritur që të sigurojë më shumë pikë se kundërshtarët e tij në këtë garë. 

Në vitin 2009 ka qenë hera e parë që Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për të vazhduar në 2010, 2011, 2012 dhe së fundmi në 2015.


Carli Lloyd është përzgjedhur si futbollistja më e mirë e vitit 2015. Mesfushorja e Houston Dash ka arritur të sigurojë pikët maksimale duke u shpallur fituese.

carli.png

*Carli Lloyd


Goli i brazilianit Wendell Lira është përzgjedhur nga FIFA si më i bukuri i vitit 2015.

Lira e ka konsideruar një nder të veçantë vlerësimin me këtë çmim dhe pjesëmarrjen në një event ku të pranishëm janë lojtarë të mëdhenj, që siç u shpreh ai i ka parë vetëm nga televizori.

goliii.png

*Wendell Lira


Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është përzgjedhur nga FIFA si trajneri më i mirë i vitit 2015.

Fitorja e Champions League me Katalanasit i ka dhënë Enriques këtë çmim prestigjoz. Ndërkohë, trajneri spanjoll nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni për të tërhequr çmimin, për shkak të angazhimeve profesionale. 

Trajnerja më mirë femër është përzgjedhur amerikania Jill Ellis.

enrique.png

*Luis Enrique


Gjatë ceromonisë që po organizohet në Zyrih, FIFA ka prezantuar formacionin më të mirë të vitit 2015.

Portieri më i mirë sipas është FIFA-s është Neuer i Bayern Munich, ndërsa në mbrojtje janë përzgjedhur Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos dhe Dani Alves. Mesfusha përbëhet nga futbollistë si Iniesta; Modric dhe Pogba, ndërsa treshja e sulmit është përzgjedhur Neymar, Messi dhe Ronaldo.

5244_957049814371155_6316639467544247031_n.jpg

FIFA.png

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.007206916809082
array(1) { ["section"]=> string(58) "lionel-messi-fitues-per-te-5-en-here-i-topit-te-arte-29720" }