Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka monitoruar ujërat e tre liqeneve, qtij të Kasharit, Farkës dhe Liqenit Artificial.
Sipas monitorimeve të kryera nga AKM, ka rezultuar se liqeni me ndotjen më të madhe është ai i Kasharit ndërsa ndotje të rëndë ka pësuar edhe liqeni Artificial, kjo si pasojë e shkarkimeve urbane.
Liqeni me ujërat më të pastër është ai i Farkës, që aktualisht është në gjendje oligotrofike.
Në liqenin Artificial është regjistruar nivel i ulët i azotiti ndërsa ujërat janë në gjendje mezotrofike.
Niveli oligotrofik karakterizohet nga ujëra të qarta dhe me nivel të ulët të algave dhe lëndëve inorganike ushqyese, niveli mezotrofik karakterizohet nga ujera relativisht te qarta po me nje nivel mesatar të algave dhe lëndëve inorganike ushqyese, niveli eutrofik karakterizohet nga ujra me një ngjyrë të gjelbër dhe disi të turbullta si dhe me një nivel të lartë të algave dhe lëndëve inorganike ushqyese, ndërkaq niveli hipertrofik karakterizohet nga një nivel shumë i lartë i algave dhe lëndëve inorganike ushqyese dhe si pasojë qartësia e ujrave është e ulët.