Liqeni i Ujmanit merr emrin e Trump, eurodeputetja gjermane revoltohet: Mos është shaka e 1 prillit, si mundet dikush...

Publikuar tek: rajon, më 22:37 25-09-2020 Liqeni i Ujmanit merr emrin e Trump, eurodeputetja gjermane revoltohet: Mos është shaka e 1 prillit, si mundet dikush... Viola von Cramon

Pasi i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se palët janë dakord për të ndryshuar emrin e liqenit të Ujmanit në “Liqeni Trump”, ka reaguar edhe eurodeputetja gjermane Viola von Cramon.

Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e cilëson si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trumpit, që po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Është gjë sot 1 prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohjeje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trumpit”, shkruan evrodeputetja gjermane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01304292678833
array(1) { ["section"]=> string(121) "liqeni-i-ujmanit-merr-emrin-e-trump-eurodeputetja-gjermane-revoltohet-mos-eshte-shaka-e-1-prillit-si-mundet-dikush-221685" }