Liqeni plot e përplot me njerëz, ekspertja e turizmit: Ja dhe tullumbacja e virusit po shfryhet avash-avash

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:20 04-05-2020 Liqeni plot e përplot me njerëz, ekspertja e turizmit: Ja dhe tullumbacja e virusit po shfryhet avash-avash

Shkruan Flora Xhemani Babani, eksperte e turizmit:

Ja dhe tullumbacja e virusit po shfryhet avash-avash, me gjithë përpjekjet për ta mbushur me heliumin e frikshmërisë dhe rrezikut të gogolit që do të na bënte gjëmën. Shifrat po bien në të gjithë botën dhe mbyllja e vendeve si yni me 6-7 të infektuar në ditë, duket thjesht qesharake. Ashtu siç pritej dhe u tha në fillim, më të prekurit dhe humbjet në njerëz ishin pikërisht ato të pleqve, të cilët vdiqën jo se nuk shpëtoheshin dot por sepse më shumë se gjysma e tyre u lanë të vdisnin nëpër azile qëllimisht dhe më pas u mblodhën si ato qeset e plehrave që lihen para shtëpisë, duke shtuar artificialisht numrin e të vdekurve, i cili megjithatë, ishte/është shumë larg vdekjeve të zakonshme prej të cilave ikin nga kjo botë njerëzit në të gjithë globin. Duke filluar që nga Shqipëria që mezi i vdiqën 30 persona për dy muaj, në një kohë kur numri i vdekjeve normale është mesatarisht 100-150 në ditë dhe duke mbaruar me Amerikën si vendi më i prekur, numri i vdekjeve është shuumë larg atyre që vijnë nga sëmundje dhe arsye të tjera, duke e bërë cinike situatën e paraqitur si të rrezikshme deri në atë pikë sa të mbyllnin gjithë globin brenda. Asnjë statistikë nuk e justifikoi këtë mbyllje, sidomos po të kesh parasysh numrin e miliona të papunëve nëpër botë.

Siç e kam shkruar edhe ditën e parë të kësaj mbylljeje, humbjet në ekonomi, vdekja e të moshuarve dhe lënia pa bukë e hallkës të fundit të shoqërisë, që është shtresa më e varfër, janë thjesht statistika, që për lapsaxhinjtë që krijuan këtë mesele, nuk janë pjesë e fokusit të tyre e sidomos nuk janë pjesa shqetësuese. Njerëzit me inteligjencë normale kanë të gjithë të drejtën e botës të mendojnë sipas metodës që në italisht quhet “il benificio del dubio”, përsa kohë të gjitha teoritë konspirative tingëllojnë më të besueshme se e gjithë situata e “frikshme” e Koronavirusit”. Të gjitha qeveritë u detyrohen një shpjegim popujve të tyre, për stresin dymujor, pasojat e të cilit ende nuk janë shfaqur dhe humbjet kolosale në ekonominë e secilit, që do t’ua dëgjojmë krismën shumë shpejt. Por merret thjesht me mend që ky shpjegim nuk do të vijë kurrë, përkundrazi; situata do vazhdojë të përpunohet, me qëllim që popullsia të përgatitet për blerjen e vaksinës për të mirën e të gjithëve, si një prej qëllimeve të shumta të kësaj epidemie të fabrikuar. Kështu pra, i dashur popull, sa gjëra vazhdojnë të bëhen në emrin tënd!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089750289916992
array(1) { ["section"]=> string(112) "liqeni-plot-e-perplot-me-njerez-ekspertja-e-turizmit-ja-dhe-tullumbacja-e-virusit-po-shfryhet-avash-avash-205120" }