Lira Gjika për të sharat që thuhen e degjohen vërdallë: Ja ku e kanë zanafillën (SHPJEGIMI PSIKOLOGJIK)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:58 11-07-2020 Lira Gjika për të sharat që thuhen e degjohen vërdallë: Ja ku e kanë zanafillën (SHPJEGIMI PSIKOLOGJIK) Psikologia e njohur Lira Gjika

Psikologia e njohur Lira Gjika ka kapur një aspekt interesant për ta analizuar brenda sferës se saj. Është fjala për të sharat që dëgjojmë të thuhen rëndomë, kudo.

Sipas saj, e shara është kompleks i thellë inferioriteti që e ka zanafillën në fëmijëri.

“ Kudo dëgjohen vetëm të shara, madje edhe shkruhen, në gazeta, në TV, në rrugë, në shkolla, në institucione dhe më e keqja e të këqijave edhe në shtëpi. Ne gjithë kohën jemi duke sharë. Po a na shkon në mëndje se e shara është kulmi i pafuqisë dhe paaftësisë për të menduar? E shara është produkt i kompleksit të thellë të inferioritetit, që e ka zanafillën në fëmijëri, siç thonë shkencëtarët  dhe është një sjellje shumë e dëmshme, si në planin individual po ashtu edhe në planin social. E shara dëmton nivelin gjuhësorë dhe shpirtëror të njeriut, sepse çfuqizon fjalën si nxitëse e mendimit, si dhe vret vetinë creative të mëndjes. Kështu, padashur pengon cilësinë e njeriut, për të menduar. Sharja jo vetëm nuk ndryshon apo më saktë, nuk është një mënyrë të sjelluri, që përmirëson ndonjë gjë, pasi të gjithë zemërohen dhe inatosen kur thonë apo dëgjojnë të shara dhe njerëzit bëhen vetëm të huaj dhe të zemëruar me njëri tjetrin, duke filluar nga prindërit me fëmijët”, shkruan psikologia.

“E shara e bën njeriun dhe mëndjen e tij të xhirojë në vend. Njerëzit, që shajnë, që ofendojnë nuk e kanë të zhvilluar menaxhimin e vetes nëpërmjet mëndjes dhe të menduarit. Ky kontigjent nuk ka arritur të bëhet zot i vetes së tijë, që të mos reagojë kur nuk i pëlqen sjellja apo të metat e tjetrit, por kur ndihet gati, natyrisht pa sharje dhe fyerje. Prindër, të rritur, duhet ti edukojmë fëmijët tanë, që të mos mbeten peng i turbullirave emocionale dhe të shajnë edhe ata. Të rritur, prindër, edukatorë, mësues dhe kushdo qoftë, kontrolloni fjalët dhe sjelljet tuaja. Fëmijët, dashur padashur, përsëritin sjelljet e prindërve të tyre dhe të rriturve të tjerë, që janë në kontakt, prandaj kujdes”, përmbyll Lira Gjika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098161697387695
array(1) { ["section"]=> string(107) "lira-gjika-per-te-sharat-qe-thuhen-e-degjohen-verdalle-ja-ku-e-kane-zanafillen-shpjegimi-psikologjik-213583" }