Raporti i "Reporterëve pa Kufij" për lirinë e medies e ka renditur Shqipërinë 3 vende më lart, krahasuar me vitin e kaluar. Situata është përmirësuar në aspektin e lirisë në mediat shqiptare, pasi nga vendi i 85-të vitin e kaluar, Shqipëria u vendos këtë vit në vendin e 82 në renditjen botërore.
Por para nesh në renditje ndodhet Serbia, vendi i 67-të, ndërkohë që Kosova mban numrin 87, 5 vende pas nesh.
Të dhëna shqetësuese raporti jep për situatën e gazetarëve në botë. 13 gazetarë janë vrarë gjatë vitit 2015, ndërkohë që 165 të tjerë janë burgosur.
Vendet e para në klasifikimin për lirinë mediatike i mbajnë Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Në fund të renditjes janë Turkmenistani, Korea e Veriut dhe Eritrea, duke shënuar kështu performancën më të keqe.
Ndërkohë Franca ka ngjitur një vend më lart, nga të 39-tët në të 38-tët, SHBA-të e kanë ulur pozitën e tyre me 3 vende duke u renditur të 49-tët, po kështu Japonia me dy vende më poshtë dhe Kina dy vende më poshtë, të 176-tët në renditje, Rusia ka rënë 4 vende më shumë dhe Irani ka mbajtur pozitë të pandryshuar.
Ulja më e madhe në renditje shënohet nga Brazili, me 12 vende më poshtë, krahasuar me një vit më parë.