Lirimi i anëtarit të bandës së Gaxhait, Prokuroria e Elbasanit ankimon vendimin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 30-12-2019 Lirimi i anëtarit të bandës së Gaxhait, Prokuroria e Elbasanit ankimon vendimin Edison Harizaj, i ekzekutuar nje vit me pare ne Durres, nip i Viktor Ymerit

Prokuroria e Elbasanit ankimon vendimin për lirimin e Viktor Ymerit.

Prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin e menjëhershëm nga Burgu i Peqinit të shtetasit Viktor Ymeri, i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’, anëtar i bandës së “Gaxhait”.

Sipas vendimit te Gjykatës së Elbasanit, me kërkesë të vetë të dënuarit Ymeri, gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka vendosur “shuarjen e dënimit të dhënë ndaj tij dhe lirimin e menjëherëshëm nga qelia”.

Vendimi për lirimin e tij u ekzekutua më datë 27 dhjetor, pra tri ditë më parë, kur i dënuari la qelinë e burgut të Peqinit, por sot mesa duket, Prokuroria është vënë në lëvizje.

Ymeri po vuante dënimin prej 25 vitesh burg pasi në vitin 1999 ka vrarë në Durrës Arben Pajën dhe Ilir Xhunglën, bashkë me Gazmend Gaxhain.

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i vrarë një vit më parë në Durrës në një atentat mafioz, bashkë me mikun e tij  Genci Caci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U arrestua sot në Tiranë, zbardhet e kaluara kriminale e Xhimit, si u godit grupi i drogës dhe pasuritë e sekuestruara
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy makina, 5 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.016067981719971
array(1) { ["section"]=> string(85) "lirimi-i-anetarit-te-bandes-se-gaxhait-prokuroria-e-elbasanit-ankimon-vendimin-190746" }