Lirimi i Haki Çakos, gazetari Hoxha: Mbështetja e Ramës dhe kërkesa e Xhafajt..

Publikuar tek: politike, më 22:25 08-01-2018 Lirimi i Haki Çakos, gazetari Hoxha: Mbështetja e Ramës dhe kërkesa e Xhafajt..

‘Fatmir Xhafa që në fillim të detyrës ka kërkuar të ketë një drejtues tjetër pra të ikë Haki Cako, por fakti që ai ndenji deri tani, ka qenë mbështetja që ai ka pasur nga kryeministri Edi Rama’.

Kështu është shprehur në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, gazetari Artan Hoxha, i cili tha se Cako duhet të ishte larguar që një vit më parë pasi ishte i rënë moralisht.

“Duhet të ishte larguar pasi liroi vetë drejtorët e qarqeve që po vetë i kishte emëruar pasi akuzoheshin për drogë. I ranë të gjithë oficerët drejtues që i kishte emëruar vetë. Menjëherë duhet të bënte edhe dorëheqjen e vetë se i ranë lojtarët kryesorë të lojës së shahut.

Për mua Haki Cako ishte i rënë moralisht nga detyra që në mars të 2017”, tha Hoxha teksa nënvizoi se për numrin e lartë të zyrtarëve që kemi të quajtur të përkohshëm, jemi kthyer si në kohën e Fatos Nanos që drejtonte me 6 zv/ministra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01180100440979
array(1) { ["section"]=> string(82) "lirimi-i-haki-cakos-gazetari-hoxha-mbeshtetja-e-rames-dhe-kerkesa-e-xhafajt-105889" }