Lirimi i Kajmakut, Bardhi bën deklaratën e fortë: Skenar mafioz, gjatë kohës së arratisë Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Ramës

Publikuar tek: politike, më 16:30 08-07-2020 Lirimi i Kajmakut, Bardhi bën deklaratën e fortë: Skenar mafioz, gjatë kohës së arratisë Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Ramës Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar ashpër në lidhje me lirimin e Agim Kajmakut, vetëm 24 orë pasi u arrestua nga policia.

Bardhi thotë se i gjithë ky ishte një skenar mafioz i zbatuar nga drejtësia e Edi Ramës. Sipas Bardhit, Kajmaku gjatë gjithë kësaj periudhe u mbrojt nga Edi Rama, madje është paguar me mbi 200 milionë lekë tendera gjatë periudhës që ka qenë në të ashtuquajturën “arrati”.

209.jpg

“Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!”, shkruan ndër të tjera Bardhi në facebook.

Reagimi i plotë i Bardhit

Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës.

Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.

Agim Kajmaku, një fallsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.

Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090219974517822
array(1) { ["section"]=> string(146) "lirimi-i-kajmakut-bardhi-ben-deklaraten-e-forte-skenar-mafioz-gjate-kohes-se-arratise-kajmaku-u-pagua-200-milione-leke-nga-pushteti-i-rames-213246" }