Lirimi i policit që vrau Artur Bazen, babai i viktimës: Ma vrau djalin për të varrosur të vërtetën

Publikuar tek: aktualitet, më 09:44 10-04-2015 Lirimi i policit që vrau Artur Bazen, babai i viktimës: Ma vrau djalin për të varrosur të vërtetën

Pas lirimit të policit qe vrau Artur Bazen mbrëmjen e 5 janarit te Rruga e Kavajës, ka folur babai i viktimës Behar Baze i cili e ka konsideruar lirimin e policit si një vrasje të dytë të djalit të tij. Sipas tij, polici e ka vrarë Artur Bazen (Arjanit Sterion)jo për vetëmbrojtje por për të varrosur të vërtetën.

“Djali është vrarë gati 200 metra larg vendit të ngjarjes. Është qëlluar pas shpine. Çfarë vetëmbrojtjeje është kjo? Polici e ka ndjekur djalin tim nga lokali e deri te ajo rrugica ku u gjet i vrarë. Pse, vetëmbrojtje është kjo?! Me aq sa më kanë thënë mua, djali e ka qëlluar në këmbë njërin nga ata, pra nuk ka pasur qëllim që të vriste njeri. Ndërsa polici e ka qëlluar atë pas shpine. Çfarë vetëmbrojtje është kjo? Polici e ka qëlluar në ikje e sipër pas shpine”, thotë për Panoramën Behar Baze.

Efektivi Roland Meta ishte në shoqërinë e Pajtim Serjanit i cili u qëlluanga Artur Baze, nddërsa është paraqitur si efektiv policie për të ndaluar autorin të qëllojë. Efektivi Meta mbeti i plagosur gjithashtu dhe u arrestua për t’u lënë sërish i lirë pas tre muajsh.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një histori Migjeniane, i moshuari që mbledh mbeturina: Jo zotni, nuk marr pare, nuk jam lypës
KQZ urdhër kryetarëve vendorë: Sillni propozimet për KZAZ-të, afat edhe 4 ditë »
Article Logic
Execution time: 0.012845993041992
array(1) { ["section"]=> string(101) "lirimi-i-policit-qe-vrau-artur-bazen-babai-i-viktimes-ma-vrau-djalin-per-te-varrosur-te-verteten-8324" }