Lirimi nga burgu i kreut të bandës së Durrësit, Gjonaj: Kishim indicie për Endrit Doklen, kërkova përshpejtimin e vettingut për gjyqtaren

Publikuar tek: politike, më 18:38 25-01-2020 Lirimi nga burgu i kreut të bandës së Durrësit, Gjonaj: Kishim indicie për Endrit Doklen, kërkova përshpejtimin e vettingut për gjyqtaren Etilda Gjonaj - Endrit Dokle - Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se para lirimit nga burgu të kreut të bandës së Durrsit, Endrit Dokle, ka pasur sinjalizime nga Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës.

Gjonaj është shprehur se ka pasur indicie se i dënuari Endrit Dokle mund të lirohej para kohe, dhe rasti është referuar të institucionet e Drejtësisë. Ndërkohë për gjyqtaren që liroi Doklen, Enkelejda Hoxha, ministrja ka thënë se i ka kërkuar ONM që ajo të përfshihet në mënyrë prioritare në vetting.

“Për çështjen Dokle ne kemi pasur një sinjalizim dhe më herët nga drejtoria e burgjeve dhe e shërbimit të provës ku ka pasur një indicie të cilën e kemi referuar si shqetësim tek institucionet e drejtësisë. Ka qenë një indicie që mund të lirohej subjekti. Kur është dhënë vendimi nga gjyqtarja kam filluar një hetim administrativ. Nga verifikimi paraprak që kemi kryer ka rezultuar që vendimi i gjyqtares është marrë në kundërshtim me kodin penal dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. I jam drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë edhe KLGJ që të marrë menjëherë masën për pezullimin e gjyqtares dhe KLP dhe ONM me qëllim që këtë gjyqtare apo subjekte të tjera t’i përfshijnë në mënyrë prioritare për vetting”, është shprehur Etilda Gjonaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028326034545898
array(1) { ["section"]=> string(141) "lirimi-nga-burgu-i-kreut-te-bandes-se-durresit-gjonaj-kishim-indicie-per-endrit-doklen-kerkova-pershpejtimin-e-vettingut-per-gjyqtaren-193141" }