'Liro Navalnyn', Joe Biden kërcënon presidentin rus Putin: Nëse paguan talebanët për të na vrarë, merr masat e duhura

Publikuar tek: bota, më 20:23 26-01-2021 'Liro Navalnyn', Joe Biden kërcënon presidentin rus Putin: Nëse paguan talebanët për të na vrarë, merr masat e duhura Joe Biden dhe Vladimir Putin

Rritet presioni ndaj Vladimir Putin për të lënë të lirë kryeopozitarin Alexei Navalny.  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka telefonuar homologun e tij rus dhe i ka kërkuar qetësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Biden gjithashtu i kërkoi të ruajë hapësirën për diplomaci, duke i thënë udhëheqësit rus se të dy kombet duhet të finalizojnë një zgjatje pesë-vjeçare të një traktati të kontrollit të armëve para se të skadojë në fillim të muajit tjetër.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Biden nuk ka mbajtur shpresë për një "rivendosje" në marrëdhëniet me Rusinë, por në vend të kësaj ka treguar se ai dëshiron të menaxhojë mosmarrëveshjet me ish-armikun e Luftës së Ftohtë pa zgjidhur domosdoshmërisht ato ose përmirësuar marrëdhënien.

Sipas mediave amerikane, Biden i tha Putinit se administrata e tij po vlerësonte shkeljen e SolarËinds dhe pretendimet për shtyp se Rusia u ofroi talebanëve dhurata për të vrarë trupat amerikane në Afganistan. 

Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë veten dhe do të marrin masa, të cilat mund të përfshijnë sanksione të mëtejshme, për të siguruar që Moska të mos veprojë pa u ndëshkuar.

Para thirrjes së tij me Putin, Biden foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke premtuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës të themeluar si një fortesë kundër agresionit rus.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkëpunëtor prej kohësh i Joe Biden, Antony Blinken zgjidhet Sekretar i Shtetit Amerikan
Suedia i mbyll 'llogarinë' Pfizer, nuk i paguan vaksinat anti-Covid deri në momentin që... »
Article Logic
Execution time: 0.013293981552124
array(1) { ["section"]=> string(119) "liro-navalnyn-joe-biden-kercenon-presidentin-rus-putin-nese-paguan-talebanet-per-te-na-vrare-merr-masat-e-duhura-236513" }