Lirohen me kusht 6 gardianët grek të akuzuar për vrasjen e Ilia Karelit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:06 26-03-2015 Lirohen me kusht 6 gardianët grek të akuzuar për vrasjen e Ilia Karelit

Gjashtë oficerët grek të burgut të Nigritës në Greqinë e veriut, të cilët kanë qenë në paraburgim për një vit në lidhje me vdekjen e Ilia Karelit, janë liruar me kusht këtë të enjte.

Këshilli gjyqësor ka lejuar lirimin e gjashtë rojeve të akuzuar se kanë marrë pjesë në torturimin me pasojë vdekje ndaj të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i cili u transferua në burgun e Nigritës, pasi vrau një guardian grek në burgun e Malandrinos.

Të gjashtë gardianët grek u liruan me kusht që të mos largohen nga vendi, të raportojnë rregullisht në policinë lokale dhe të paguajnë një gjobë prej 3 mijë euro. Gardianët grek ushtruan ndaj Ilia Karelit tortura çnjerëzore të cilat i shkaktuan atij vdekjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stresi “i prekur” nga ngjarjet politike: Protestoj për padrejtësinë e arrestimit të Tom Doshit
Arrestohet “bosi” shqiptar i prostitutave në Padova, shfrytëzonte 8 shqiptare e rumune »
Article Logic
Execution time: 0.012052059173584
array(1) { ["section"]=> string(76) "lirohen-me-kusht-6-gardianet-grek-te-akuzuar-per-vrasjen-e-ilia-karelit-7050" }