Lirohet “Ben Qimja”, Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ekstradim

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 26-03-2015 Lirohet “Ben Qimja”, Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ekstradim

Gjykata e Fierit ka vendosur sot të lirojë nga akuzat Arben Isufaj i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Gjykata ka vendosur që të heq masën e sigurisë “arrest në shtëpi”ndaj Isufajt, e vendosur më parë po nga kjo Gjykatë.

“Në përfundim të gjykimit të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Arben Isufaj drejt Italisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 62-2015-1062, date 26.03.2015 vendosi:

-Rrëzimin e kërkesës me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Arben Enver Isufaj nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Italisë.

-Heqjen e masës së sigurimit "arrest në shtëpi" ndaj shtetasit Arben Isufaj, caktuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Fierit kërkonte lejimin për ekstradimin e Isufajt, në bazë të kerkeses së bërë nga autoritetet italiane, ndërsa sipas organit të akuzës nga Gjykata nuk u arsyetuan shkaqet e rrëzimit të kërkesës.

“Nga  përmbajtja e këtij vendimi i është bërë faktit një interpretim i ndryshëm, nga sa është bërë në vendimin e Gjykatës së Torinos Itali datë 22.06.2010, me të cilin është caktuar masa e sigurisë "arrest ne burg" si dhe është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale të pjesëmarrjes në organizatën kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, parashikuar nga nenet 110 të K.Penal Italian dhe 73, 74 të aktit 309/90 Për drogën. Në  përfundim Gjykata e Shkallës së Parë të Torinos, Seksioni i Rishqyrtimit ka anuluar vendimin e kundërshtuar (në vendimin e Gjykatës së Torinos Itali nr. 14754/04 RGNR-6044/05 RGGIP, date 22.06.2010) vetëm për krimin në bazë të nenit 74, Teksti i Vetëm për lëndë Narkotike dhe e ka lënë atë në fuqi në pjesën tjetër si dhe në masën e aplikuar duke arsyetuar së masa e vetme e përshtatshme për t'i bërë ballë nevojave për masë sigurie është masa arrest në burg”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Ben Qimja konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar të Policisë italiane, ndërsa ishte arrestuar në Shqipëri një vit më parë. Ai është akuzuar gjithashtu nga Prokuroria për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por që nuk është provuar në Gjykatë.

Tashmë Ben Qimja, i njohur edhe si i forti i Fierit me heqjen e masës “arrest në shtëpi” gëzon të gjitha të drejtat si person i lirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidenti në Kavajë, bashkëshorti i viktimës: Dyshoj për vdekjen e Bujanës, vetëm ora kushtonte 28 mijë euro
Akte terroriste në Itali, arrestohet në Shqipëri Alban Elezi »
Article Logic
Execution time: 0.011605978012085
array(1) { ["section"]=> string(74) "lirohet-ben-qimja-gjykata-rrezon-kerkesen-e-prokurorise-per-ekstradim-7047" }