Lirohet gazetari amerikan i “Washington Post”, mbahej i burgosur nga Irani

Publikuar tek: bota, më 22:15 16-01-2016 Lirohet gazetari amerikan i “Washington Post”, mbahej i burgosur nga Irani

Gazetari iraniano-amerikan i “Washington Post-it” Jason Rezaian dhe pastori iraniano-amerikan Said Abdeini janë në mesin e katër iranianëve me dy kombësi, të cilët u liruan në kuadër të një shkëmbimi të personave të burgosur, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve FARS.

Më herët, prokurori i Teheranit, Abbas Jafari Dolatabadi, kishte njoftuar për lirimin e katër të burgosurve iranianë me dy kombësi, në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve, pa dhënë detaje rreth identitetit të tyre.

Që pas arritjes së marrëveshjes me Perëndimin mbi programin bërthamor, Teherani është munduar të ndërmarrë veprime që qetësojnë situatën dhe nxisin marrëdhëniet me vendet e BE-së dhe SHBA-në.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Austria pezullon “Shengen”-in, fillon kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjatëve
Dhimbje pafund për Celine Dion, vetëm 3 ditë pas humbjes të të shoqit, tjetër tragjedi »
Article Logic
Execution time: 0.00984787940979
array(1) { ["section"]=> string(77) "lirohet-gazetari-amerikan-i-washington-post-mbahej-i-burgosur-nga-irani-30188" }