Lirohet me kusht ish drejtori i fabrikës së “Gërdecit”, Dritan Minxolli

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 22-03-2015 Lirohet me kusht ish drejtori i fabrikës së “Gërdecit”, Dritan Minxolli

Lirohet me kusht ish drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve, Dritan Minxolli, nga shpërthimi i së cilës humbën jetën 26 persona.

Sipas vendimit të gjykatës, Dritan Minxollit i kishin mbetur për të vuajtur dhe një vit, 11 muaj e tri ditë burg. Argumentat e gjykatës ishin sjellja e mirë e Minxollit në burg përgjatë kohës së qëndrimit, ka vuajtur tri të katërtat e dënimit të dhënë nga drejtësia për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec si dhe fakti që ai ka ka firmosur një kontratë pune me një kompani, si menaxher shitjesh, duke siguruar në këtë mënyrë të ardhurat për familjen e tij.

Një ndër kriteret që një i dënuar duhet të plotësojë për të përfituar liri me kusht, është sjellja që ka shfaqur në burg, përgjatë vuajtjes së tre të katërtës së dënimit. Në fakt, nga vlerësimi që i është bërë sjelljes së Dritan Minxollit, rezulton se ai është karakterizuar nga një sjellje korrekte dhe asnjëherë nuk ka marrë masë disiplinore. “Sipas vlerësimit të sjelljes së të dënuarit Dritan Minxolli, të lëshuar nga IEVP Vaqarr Tiranë, rezulton se kërkuesi, gjatë vuajtjes së dënimit në këtë institucion, si dhe në institucionet e tjera ku ka vuajtur dënimin, është karakterizuar nga një sjellje shumë e mirë dhe ka marrë vlerësime sjelljeje pozitive nga institucionet e tjera ku ka vuajtur dënimin.

Paraqitja përpara gjykatës e një kontrate pune, duket se ka qenë një plus më i madh që Dritan Minxolli të fitonte lirinë me kusht. “Kërkuesi paraqiti dhe një kontratë individuale pune, të lidhur në dt. 03.01.2015, ndërmjet punëdhënësit, shoqërisë “Pxxx” sha, me përfaqësues ligjor (drejtor i përgjithshëm) F.Çaushi dhe punëmarrës Dritan Minxolli. Sipas kësaj kontrate, rezulton se punëdhënësi i përmendur më lart do ta marrë në punë punëmarrësin (kërkuesin) nëse lirohet me kusht, me detyrën menaxher i shitjeve, me pagë 35000 lekë në muaj. Pra kërkuesi e ka siguruar punësimin e tij në rast se pranohet kërkesa”, arsyetohet në vendim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi: Prokuroria shkelje në kërkesën për arrestimin tim
Bulqizë, gjendet trupi i pajetë i një 70 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011668920516968
array(1) { ["section"]=> string(73) "lirohet-me-kusht-ish-drejtori-i-fabrikes-se-gerdecit-dritan-minxolli-6592" }