Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Publikuar tek: barometri, më 07:30 11-05-2018 Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Gjykata e Fierit liron me kusht ish-deputetin Mark Frroku.

Vendimi është pezulluar edhe pse nga dënimi i kishte mbetur edhe 1 vit burg. Ndaj Frrokut është vendosur masa e sigurisë ‘Lirim me kusht’. Mark Frroku ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg, por Apeli e uli dënimin në 6 vite. Pasi ka vuajtur disa vite, gjykata e Fierit sot ka vendosur që Frroku të dalë nga burgu.

Ish-deputeti u dënua për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjes në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026988983154297
array(1) { ["section"]=> string(49) "lirohet-nga-burgu-ish-deputeti-mark-frroku-120322" }