Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Armando Prenga. Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpie.
Prenga, u përfshi në një konflikt me armë në Laç, me një fis me të cilin kishte probleme për Lagunën e Patokut. Pas sherrit me armë e mjete të forta, mbetën 7 të plagosur. Ai u përball me Gjokë Calin, në zonën Fushë-Kuqe.
“Kjo seancë ishte thjesht për masën e sigurisë, është në proces.Gjykata vlerësoi në ecurinë, nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme që ky person të rrijë. Çështja e hetimit, është çështje themeli’’, tha avokati Maks Haxhia. Hetimi për ish-deputetin e përjashtuar nga PS do të vazhdojë, por ai do të dalë nga burgu i Vaqarrit, për të pritur në shtëpinë e tij zhvillimet e hetimit.
Prenga do të përballet me akuzat për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.