Lirohet pengu, Leonat Gavelli merret në pyetje nga policia e Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 18-03-2015 Lirohet pengu, Leonat Gavelli merret në pyetje nga policia e Tiranës Foto ilustruese

Lirohet pengu Leonat Gavelli. 43-vjeçari që u rrëmbye mbrëmjen e djeshme, në zonën e Liqenit Artificial u la i lirë sot në orët e para të mëngjesit. Gavelli, aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje. Mësohet se Gavelli nuk është lënduar nga pengmarrësit dhe qëllimi i tyre ishte vetëm dhënia e mesazhit të kërcënimit.

Leonat Gavelli, 41 vjeç nga Berati u mor peng nga katër persona të armatosur  dhe u fut me forcë në një makinë të tipit BMW me targë ..1217A., e cila është larguar me shpejtësi. Policia ngriti postoblloqe në disa rrugë të Tiranës për të ndaluar makinën.

Leonat Gavelli nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, por edhe në Itali e Zvicër  pasi dyshohet se ka bërë pjesë në një rrjet të trafikut të kokainës, të drejtuar nga shqiptarët, që fillonte në Kolumbi dhe kishte si destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.

Një dosje për Gavellin dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007. Gaveli së bashku me vëllanë e tij Bledarin dhe kushëririn Sajmir Gavelli, u cilësuan nga autoritetet italiane si drejtues të rrjetit të trafikut .Sipas hetimeve të nisura në vitin 2007 nga policia italiane, për trafikantët shqiptarë punonin korrierë italianë dhe kolumbianë, të cilët transportonin kokainën. Gavell mësohet se vepronte në Kolumbi ku siguronte lëndën narkotike dhe ia dorëzonte më tej vëllait dhe kushëririt në Itali. Dy vëllezërit nga Berati, janë dënuar nga gjykata italiane, ndërsa kushëriri i tyre Sajmir Gavelli është gjykuar në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cherie Blair në Tiranë, siguron kontratën me qeverinë shqiptare, fotot në rrjetet sociale
Çështja “Doshi”/ Dritan Prifti do të merret në pyetje nga Prokuroria »
Article Logic
Execution time: 0.013536930084229
array(1) { ["section"]=> string(72) "lirohet-pengu-leonat-gavelli-merret-ne-pyetje-nga-policia-e-tiranes-6218" }