'Liroi të arrestuarit për dosjen Toyota Yaris', Taulant Balla akuza të forta Bashës: I njëjti GJYQTAR që të fali ty Luli, edhe dosjen e CEZ ai e kishte në dorë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 19:22 17-01-2020 'Liroi të arrestuarit për dosjen Toyota Yaris', Taulant Balla akuza të forta Bashës: I njëjti GJYQTAR që të fali ty Luli, edhe dosjen e CEZ ai e kishte në dorë (E PLOTË) FotoMontazh: Taulant Balla - Lulzim Basha

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla hedh akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas lirimit nga Gjykata të të arrestuarve për dosjen "Toyota Yaris".

Balla shkruan se i njëjti gjyqtar që mbylli çështjen e Lulzim Bashës për financimin rus në SHBA, ka liruar sot të arrestuarit e dosjes "Toyota Yaris", e ndërsa më herët ka pasur në dorë dhe dosjen e famshme CEZ.

"Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë historinë me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin. Lulzim mos harro gjobën penale për këtë. E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?!", shkruan Balla ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra.

Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha.

Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat.

Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pashaporte diplomatike të Lulzim Bashës.

Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.

Lexojeni vetë.

Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë historinë me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin. Lulzim mos harro gjobën penale për këtë.

E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?!

p.s. Mos harrro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17392015457153
array(1) { ["section"]=> string(169) "liroi-te-arrestuarit-per-dosjen-toyota-yaris-taulant-balla-akuza-te-forta-bashes-i-njejti-gjyqtar-qe-te-fali-ty-luli-edhe-dosjen-e-cez-ai-e-kishte-ne-dore-e-plote-192386" }