Ashtu dhe si u paralajmërua, vazhdon protesta e radhës në komisariatin e Kukësit.
Pas ndalimit nga policia të 24 personave të cilët morën pjesë në protestën e ditës së djeshme në Rrugën e Kombit, qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur para komisariatit të Kukësit dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve.
Në video dëgjohen qartë thirrjet e qytetarëve: Lironi djemtë tanë! Rama ik!