Listat e hapura, Opozita e Bashkuar bën deklaratën e fortë: Veprim diabolik i Ramës! Po vë në rrezik stabilitetin e vendit, kemi informuar edhe partnerët (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 19:28 13-07-2020 Listat e hapura, Opozita e Bashkuar bën deklaratën e fortë: Veprim diabolik i Ramës! Po vë në rrezik stabilitetin e vendit, kemi informuar edhe partnerët (E PLOTË)

Partitë opozitare jashtëparlamentare, përmes një deklarate për media, dënojnë atë që e quajnë tentativë e kryeministrit Edi Rama për prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në deklaratën e përbashkët të “Opozitës së Bashkuar” thuhet se Rama po tenton të ndryshojë rregullat e lojës përmes ndryshimeve kushtetuese, duke iu referuar përkrahjes që Rama i bëri kërkesës së opozitës parlamentare për hapjen e listave.

Opozita e Bashkuar thotë se veprimet “diabolike” të Ramës vënë në rrezik stabilitetin e vendit.

Më tej në deklaratë thuhet se ndërkombëtarët janë vënë në dijeni të këtyre zhvillimeve.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR:

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097141265869141
array(1) { ["section"]=> string(164) "listat-e-hapura-opozita-e-bashkuar-ben-deklaraten-e-forte-veprim-diabolik-i-rames-po-ve-ne-rrezik-stabilitetin-e-vendit-kemi-informuar-edhe-partneret-e-plote-213739" }