Listat e hapura, Shehu: Panik nga Rama dhe tendencë për të hedhur në erë marrëveshjen

Publikuar tek: politike, më 20:52 10-07-2020 Listat e hapura, Shehu: Panik nga Rama dhe tendencë për të hedhur në erë marrëveshjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e sheh si një shprehje paniku, deklaratën e sotme të kryeminstrit Rama, i cili tha se është pro listave të hapura për zgjedhjet e ardshme.

Në një lidhje për Ora News, Shehu u shpreh se Rama duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik.

“E ndoqa konferencën e kryeministrit sot. Çështja nuk është te listat e hapura, por paniku i kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme. Paniku që ka ai nga humbja e sigurtë, nga fundi politik i rilindjes dhe i tij si kryeministër. Është një shprehje paniku, një shprehje amullie, një shprehje e veprimeve dhe reagimeve jo të përshtatshme dhe jo në përputhje me  atë që është bërë deri më sot.

”Mendoj se kryeministri duhet të presë të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ku do ndodhi rotacioni politik. Duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik, i cili është elementi kryesor i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, që garanton procesin zgjedhor në Shqipëri, por që realisht ka një mundësi të madhe edhe për integrimin europian," tha Shehu.

Sipas tij, ka një tendencë nga ana e kryeminisrit për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe ky do të ishte një veprim i rrezikshëm, me pasoja të rënda.

Tritan Shehu: ”Tendenca për të hedhur në erë atë marrëveshje është veprim shumë i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Mund të ketë pasoja të rënda për vendin, qoftë për stabilitetin e vendit, qoftë edhe për integrimin e vendit, si pasojë e frikës së ardhshme të kryeministrit, nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Shoih një tendencë për të cënuar parimet e demokracisë në Shqipëri. Një tendencë për të dëmtuar procesin zgjedhor të ardhshëm.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010163068771362
array(1) { ["section"]=> string(90) "listat-e-hapura-shehu-panik-nga-rama-dhe-tendence-per-te-hedhur-ne-ere-marreveshjen-213476" }